Aktualitet

Parashikimi i motit/ IGJEUM paralajmëron reshje intensive në disa qarqe, s’ka rrezik për përmbytje

30 Janar 2021, 16:24 Nga DOSJA
Parashikimi i motit/ IGJEUM paralajmëron reshje intensive në disa

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, për shkak të motit të keq në vendin tonë, nivelet e ujit në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por të qëndrueshme.

Po ashtu, në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet. Sa i përket reshjeve, në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ato priten të jenë lokalisht intensive, ndërsa në verilindje dhe juglindje të vendit, do jenë në formë dëbore.

Temperturat në bregdet, pritet të variojnë nga: 10 / 14 °C; në vendet e ulëta: 8 / 12 °C; ndërsa në vendet malore: 2 / 8 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit igjeum moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll