Aktualitet

Rrëshqitje masive shkëmbore në rrugën Kukës-Shishtavec, disa rrugë janë bërë të pakalueshme

30 Janar 2021, 15:42 Nga DOSJA
Rrëshqitje masive shkëmbore në rrugën Kukës-Shishtavec,

KUKËS-Moti i keq në vend ka sjell probleme në disa zona. Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë gjatë natës në të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh.

Sipas njoftimit të Qarkut rrugët nacionale të gjitha janë të kalueshme normalisht dhe kontraktorët kanë punuar për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri të tyre.

“Rrugët rurale në inventar të bashkive janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Gdheshtë, Pistë dhe Vrish me rrugën nacionale. Vështirësi për qarkullim paraqet dhe rruga që lidh fshatin Turaj dhe Xhferaj me Nj.Ad Topojan,”-thuhet në njoftim

Parashikimi i MOTIT për sot: Vranësira, reshje dhe borë, stuhi të forta në Laç

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq moti i keq

Sondazh

Poll