COVID-19 në Shqipëri, MSH: 11 viktima për 24 orë, rekord infektimesh. Shënohen 901 raste të reja
30 Janar 2021, 16:41Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri, MSH: Në 24 orët e fundit u kryen 3864 testime, regjistrohen 901 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 viktima.
Përditësimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3864 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 901 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 57 raste në Durrës, 48 raste në Vlorë, 44 raste në Shkodër, 42 raste në Elbasan dhe Sarandë, 40 raste në Lezhë, 29 raste në Lushnje, 28 raste në Kavajë, 25 raste në Krujë, 20 raste në Fier, 18 raste në Gjirokastër, 17 raste në Mat, 16 raste në Kukës, 15 raste në Korçë, 14 raste në Kurbin, 13 raste në Berat, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Tepelenë, 9 raste në Dibër dhe Gramsh, 8 raste në Pogradec, Divjakë, Kuçovë, Patos, 6 raste në Mallakastër, Kamëz, Skrapar, 5 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Bulqizë, 4 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 3 raste në Devoll, Mirditë, Roskovec, Shijak, Cërrik, Poliçan, 2 raste në Belsh, Himarë, Kolonjë, Klos, Vorë, 1 rast në Has, Memaliaj, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,927 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Bulqizë, 1 qytetar nga Cërrik, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 48-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (30 Janar 2021) Raste të reja ditore 901 Të shëruar në 24 orë 507 Të shtruar në spitale 287 Humbje jete në 24 orë 11 Testime ditore 3864
Testime totale 355,349 Raste pozitive 77,251 Raste të shëruara 46,927 Raste Aktive 28,955 Humbje jete 1369
DURRËS– Zjarr në një apartament në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar. Deri më tani nuk raportohet për të lënd...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, për shkak të motit të keq në ...
MILOT-Moti i keq ditët e fundit ka sjell probleme dhe në urën me harqe ose e siç të gjithë e njohin ndryshe si ura e Zogut.Bëhet e ditur, se njëra këmbë ...
PËRMET-Vloggeri i njohur Dany, së fundmi ka udhëtuar drejt Shqipërisë. Ai ka ndarë eksperiencën e tij në YouTube.Në videon e publikuar, ku ai shfaqet së ba...
KUKËS-Moti i keq në vend ka sjell probleme në disa zona. Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë gjatë natës në të gjithë territorin e Qarkut ...
TIRANË– Prej kohësh Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të nderojë një pjesë të mirë të figurave të sportit në vend, që dikur kanë dhënë kontribu...
TIRANË- Policia e shtetit ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë, pasi akuzohen për vepra penale të ndryshme.POlicia bën të ditur se në pranga kan...
TIRANË– Është ndarë nga jeta ditën e sotme, bashkëshorti i Ministres së Kulturës, Elva Margariti.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Artan Asllani ko...