Aktualitet

Të dehur ‘tapë’ me raki! Si nisi sherri në Ballsh, Pelivan Sinanrrapaj iu “hap” shokëve duke lavdëruar ‘Rilindjen

30 Janar 2021, 17:32 Nga DOSJA
Të dehur ‘tapë’ me raki! Si nisi sherri në Ballsh,

BALLSH– Tre persona kanë dhunuar 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj nga qyteti i Ballshit, për një debat që kishte nisur për “Rilindjen”. Në bisedë e sipër me tre dhunuesit e tij, 57-vjeçari kishte lavdëruar Partinë Socialiste se i kishin futur bashkëshorten në punë, më konkretisht në ndërmarrjen e pastrimit.

Debati i nisur mes shokëve në lokal, ku edhe kishin konsumuar alkool, vazhdoi edhe rrugës për në shtëpi, ku në një moment gjithçka doli nga kontrolli dhe përfundoi në dhunë. Pasi e rrahën, miqtë e tij u larguan nga vendi i ngjarjes dhe e lanë në mes të rrugës. Për dhunën e ushtruar nga miku i tyre, u prangosën Fitim Zekaj, Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj.

Fqinjët e 57-vjeçarit thanë për “Abc” se Bashkia i futi gruan në punë, pasi ishin familje e madhe.

“Pelivani ishte thjesht një i papunë, që ikte rrugëve të kurbetit me trastë në krahë se kishte tre djem. Gruan ja futën në punë për njerzillëk që të ushqente ata katër meshkuj, kaq. Doli të blinte hudhra, e gjetën në rrugë dhe dikush lajmëroi policinë, erdhi dhe ambulanca. Më tha djali që dikush ishte vrarë. Me sa di unë është në gjendje të rëndë”,- tha fqinja.

Ndërsa tre shokët e tij janë ende pas kamerave, ndërsa 57-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës, ku edhe po merr mjekimin e specializuar shëndetësor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ballsh ferdinand meraj festim alimerkaj fitim zekaj pelivan sinanrrapaj ballsh ferdinand meraj festim alimerkaj fitim zekaj pelivan sinanrrapaj

Sondazh

Poll