Aktualitet

Dhunuan të moshuarën për ta grabitur, Gjykata vendos detyrim paraqitje për Kristjana Beqirin, lë në burg për 20 ditë pë

30 Janar 2021, 11:33 Nga DOSJA
Dhunuan të moshuarën për ta grabitur, Gjykata vendos detyrim

LUSHNJE- Gjykata e Lushnjes ka marrë ditën e sotme vendimin për Kristjana Beqirin dhe  të dashurin e saj Julian Kiptiu,  të cilën u futën në shtëpinë e 64 vjeçares, Lume Zela, për ta grabitur.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje” për Kristjana Beqirin, ndërsa të dashurin e saj e ka lënë për 20 ditë në burg.

Kristjana Beqiri është 16-vjeçarja që në bashkëpunim me të dashurin e saj Julian Kiptiu hynë në banesën e të moshuarës Lume Zela për të grabitur. Kristjana është shtirur si e sëmurë në mënyrë që të futej në banesë aty ku i ka hedhur të moshuarës sprajt lotësjellës, e ka dhunuar dhe mbyllur në një dhomë. Ajo madje e ka kërcënuar se do ta vriste nëse nuk pushonte së foluri.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet e moshuara ne lushnje julian kiptiu kristjana beqiri grabitet e moshuara ne lushnje julian kiptiu kristjana beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 30 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për parashikimin e motit në Shqipëri.Pa...