Aktualitet

Peleshi: Mandatin e ardhshëm fokusohemi të ekonomia në Korçë

30 Janar 2021, 10:37 Nga DOSJA
Peleshi: Mandatin e ardhshëm fokusohemi të ekonomia në

KORÇË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ishte së bashku me Kryeministyrin Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Korçë, ka premtuar se mandatin e ardhshëm do të fokusohet puna për ekonominë në Korçë. Ai tha se kjo zonë është bërë sot edhe një gjenerator optimizmi edhe për qytetet e tjera që e frekuentojnë Korçën.

“Sfidat gjithmonë janë më të mëdha se sa arritjet. Ne këtu në Korçë flasim me krenari dhe me lokalizëm por kjo është e shëndetshme. Është një rrugë që po e bëjmë së bashku edhe me qeverinë qendrore edhe me qytetarët, bashkinë padyshim. Është një rrugë që po të kthehemi disa vite pas shumë kush mendonte se nuk do të bëhej dot realitet. Ato ëndrra vizioni dëshira që ne ndanim me njëri-tjetrin këtu në Korçë dukej sikur nuk do të ndodhnin, por sot kemi arritur në një pikë që na frymëzon për të pretenduar edhe më shumë. Edhe në këtë 4 vjeçar që vjen ne do të fokusohemi të gjithë te ekonomia me mbështetjen e qeverisë qendrore padyshim do të jetë fokusi te linja dhe avancimi i projekteve në sektorë të rinj”, tha Peleshi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi niko peleshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 30 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për parashikimin e motit në Shqipëri.Pa...

Aktualitet 29 Janar 2021, 22:01

SHKODËR– Oboti i bashkisë së Shkodrës prej tre javësh ndodhet nën ujë, duke krijuar kështu vështirësi në lëvizjen e banorëve, e sidomos në raste emer...