Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë 

30 Janar 2021, 10:59 Nga DOSJA
Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 19-vjeçari në

TIRANE– 19-vjeçari me inicialet U.A, është arrestuar pasi iu gjet me vete një armë zjarri. Ka qenë një kontroll i befasishëm nga komisariati numër 4. që gjeti armën e zjarrit, pasi i riu po drejtonte një automjet pa patentë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 19-vjeçari. Arrestimi i 19-vjeçarit u bë gjatë kohës që drejtonte mjetin pa lejen përkatese. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policë Rrugore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar:

U. A., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Mysylm Keta” u bë ndalimi i mjetit që drejtohej nga shtetasi U. A, ku gjatë verifikimit për dokumentacion, ky shtetas ka rezultuar se nuk kishte leje drejtimi. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik të ushtruar Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

(a.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu në tiranë arrestohet i riu në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 30 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për parashikimin e motit në Shqipëri.Pa...

Aktualitet 29 Janar 2021, 22:01

SHKODËR– Oboti i bashkisë së Shkodrës prej tre javësh ndodhet nën ujë, duke krijuar kështu vështirësi në lëvizjen e banorëve, e sidomos në raste emer...