Aktualitet

Video& gara në rrjetet sociale para aksidentit tragjik në Vlorë, gjykata lë në arrest shtëpie shoferen Silvana Muho,

30 Janar 2021, 11:14 Nga DOSJA
Video& gara në rrjetet sociale para aksidentit tragjik në

TIRANË- Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Silvana Muhon, shoferen e cila ishte drejtuese e automjetit në aksidentin ku vdiq 23-vjeçarja Anxhela Capo, më (26 janar),

Në seancën që u zhvillua sot në spitalin ku ndodhej Muho, gjykata dha masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa Muho dyshohet se shkaktoi aksidentin duke drejtuar automjetin me shpejtësi përtej normave të lejuara. E reja ndodhet në spital por jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht u raportua se Muho ishte pasagjere në makinën që doli nga rruga dhe viktima drejtuese por në fakt 22-vjeçarja kishte gënjyer në dëshminë e saj. 

Në një video që u publikua në rrjetet sociale para aksidentit, dy vajzat po drejtonin automjetin me një shpejtësi rreth 150km/h. Ndërkohë që në aksin ku ndodhi aksidenti, maksimumi i shpejtësisë së lejuar është 90km/h. 22-vjeçarja Muho është përballur me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Viktima Anxhela Capo u gjet disa metra larg vendit ku ndodhi aksidenti për shkak të përplasjes së fortë të automjetit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhela capo silvana muho anxhela capo silvana muho

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 30 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për parashikimin e motit në Shqipëri.Pa...