Aktualitet

Dërgonin emigrantë në vendet e BE për 600 euro dhe u falsifikonin testin e COVID, shkon në 5 numri i të arrestuarve

30 Janar 2021, 11:35 Nga DOSJA
Dërgonin emigrantë në vendet e BE për 600 euro dhe u

TIRANË– Ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve së bashku me 4 pronarët e agjensive turistike të cilëve u janë vënë prangat më parë, pasi kishin vënë në zbatim një skemë mashtrimi të qytetarëve, duke përfituar edhe nga situata e COVID. Blutë bëjnë me dije se në vijim të operacionit policor të koduar “Shtegtimi, ditën e sotme është arrestuar dhe 18-vjeçari i identifikuar si O. Gj.

Sipas policisë të arrestuarit, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’. 

Në pranga më parë kanë rënë Ergys Vejseli 34 vjeç, Gentiana Konini 44 vjeç, Klotida Çela 32 vjeçe dhe Petrit Cara P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË: 

“Tiranë

Vijon operacioni “Shtegtimi”.

Shkon në 5 numri i të arrestuarve. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni. Në vijim të operacionit policor të koduar “Shtegtimi”, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë si rezultat i të cilit u vunë në pranga 4 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi O. Gj., pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Gj., 18 vjeç. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës. Vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 18 vjecari ne tirane arrestohet 18 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll