Aktualitet

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen në flagrancë 2 persona

30 Janar 2021, 12:49 Nga DOSJA
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen në

TIRANË- Policia e shtetit ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë, pasi akuzohen për vepra penale të ndryshme.

POlicia bën të ditur se në pranga kanë rënë Xh. Sh., 21 vjeç, pasi ky i fundit kishte vjedhur telefonin H. P, si dhe është arrestuar P. A., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

“Tiranë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete loder i ka marrë telefonin shtetasit H. P. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. A., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.54 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona arrestohen 2 persona

Sondazh

Poll