Politike

30 Janar 2021, 15:33 Nga DOSJA

BERAT– Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë nisur me punën për sigurimin e votave. Partia Socialiste ka besuar në Berat ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, për të cilin socialistët janë shprehur besimplotë se do të marrë gjithë mandatet e qarkut. Por Klosi nuk është vetëm…

Përveç Nasip Naços, socialistët kanë marrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim edhe Gledion Rehovicën, i cili nuk ka shkuar vetëm.

Bëhet fjalë për Altin Kazazin, i cili është djali i tezës së Rehovicës, anëtar i FRESSH në Berat, por që për të tjerët hiqen si drejtues të LSI-së. Kazazi, për të gjithë ata me memorie të shkurtër, ka pasur detyrën e kryeinspektorit të komanduar të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, dhe është shkarkuar personalisht nga ministri Klosi.

Por jo vetëm kaq! Më 31 janar të 2018, Kazari është dërguar edhe për ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por mesa duket tanimë ai është rehabilituar dhe po “shitet” nga socialistët si një qytetar i zhgënjyer nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që është përfshirë fort në fushatën e PS-së për qarkun.

Duke marrë parasysh faktet ligjore, dhe kallëzimin e Kazazit, lindin disa pyetje. Cilit version duhet që t’i besojmë nga ministri Klosi? Atij të ministrit të përgjegjshëm që ka dërguar për ndjekje ligjore një abuzues, apo personazhit të ri që ka futur në “gjirin socialist” dhe që po e prezanton si një model për tu ndjekur. Presim përgjigjen…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin kazazi blendi klosi fushata e ps ne berat gledion rehovica altin kazazi blendi klosi fushata e ps ne berat gledion rehovica

Sondazh

Poll