Politike

Dezertorët e LSI japin arsyet pse ikin tek PS: Është kthyer në partinë e kushërinjve, ne e kishim pasion jo pazar

30 Janar 2021, 11:44 Nga DOSJA
Dezertorët e LSI japin arsyet pse ikin tek PS: Është kthyer

BERAT-  Nëse para disa vitesh ishe “trend” nëse kaloje në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot në Berat është e kundërta. Kush largohet nga LSI për tek PS, është “in”. Të tjerë të rinj, për të disatën herë, deklarojnë se do të kalojnë nga LSI tek Partia Socialiste. Ato thonë se janë ajo pjesë e LSI që ishin pjesë e kësaj partie për pasion dhe jo për pazar ndërsa shtojnë se duan të jenë pjesë e PS.

“Edhe unë nuk ndihem më e përfaqësuar si të gjithë ne. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Në këtë situatë që ka shkuar LSI të gjithë janë kthyer kundrejt zyrave të PS-së, si anëtarët më të rinjtë të kësaj partie”.-tha njëra nga vajzat deklaruese të “dezertimit” nga LSI në PS.

“Nuk jemi më të përfaqësuar ndaj LSI-së dhe jemi kthyer drejt zyrave të PS-së”-tha vajza. 

Ndërkohë që më herët, të tjerë të rinj u shprehën:  “Sot me LSI-në nuk na lidh më asgjë, përveç një rrethi të ngushtë interesash familjare dhe politike. Jemi të keq ardhur që LSI është kthyer sot në një parti ku duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtori i familjes se udhëheqjes. Mjafton të përmendim kryetarin e bashkisë dhe kandidatë të partisë sot, të gjithë kushërinj të Metës dhe shërbëtorë të Monikës. Si mund të bëhemi shërbëtorë të kushërinjve të tyre gjoja në emër të rinisë?! LSI thotë se Shqipëria është shtëpia juaj, ndërsa LSI vet është shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve të tjerë që tjetër bëjnë dhe tjetër thonë. Ne nuk jemi fasada e propagandës së Monikës dhe Metës, ndaj sot kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, por jo nga Shqipëria. Ne do të regjistrohemi si anëtarë të PS, aty ku po regjistrohen përditë ata që LSI e kishin pasion jo pazar. Boll më! Do të vazhdojmë të angazhohemi si qytetarë në politikë për Beratin që duam dhe PS.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kalimi nga lsi te ps kalimi nga lsi te ps

Sondazh

Poll