Socialistët gati për të nisur fushatën, Ruçi e Braçe mbledhin bazën e Fierit, diskutohen emrat e kandidatëve
30 Janar 2021, 11:17Nga DOSJA
TIRANE- Socialistët po përgatiten për fushatën elektorale të 25 prillit 2021. Sot, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njëherazi dhe figura kryesore e PS në Fier, bashkë me zv.kryeministrin Erion Braçe kanë mbledhur bazën e PS në Fier.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në takim kanë qenë drejtuesit e PS në nivel lokal, duke përfshirë edhe deputetët e qarkut.
Në fokus të takimit kanë qenë organizimi i fushatës, por edhe diskutimi për emrat që PS do të zgjedhë për t’ia ofruar kandidatëve në këtë qark.
Takimi vjen para shpalljes së emrave që do të garojnë Fier, një nga qarqet më të rëndësishme në vend, me 16 mandate për deputetë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORCE– Kryeministri Edi Rama premtoi sot se nëse Partia Socialiste merr mandatin e tretë qeverisës, atëherë në Korçë do të ndërtohet edhe resorti i parë ...
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili përsëriti sot në Korçë se Shqipëria nuk ka “oliga...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sektorit të fasonëve me të cilët ndau propozimet e PD për pla...
KORCE– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Bashkimin Evropian, duke i hapur rrugë një bashkëpunimi të “gjerë” ekonomik me vendet e Lindjes. Gjatë bashkëbise...
KORÇË – Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës e cila denoncon përfitimet që sipas saj marrin një grusht oligarkësh në Shqipëri prej q...