Politike

“Ne i kemi përgjigjet”/ Kryemadhi: Rimbursim 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje, prioritet për 5 muajt e parë

30 Janar 2021, 09:56 Nga DOSJA
“Ne i kemi përgjigjet”/ Kryemadhi: Rimbursim 5% të

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një video që ka ndarë në rrjetet sociale ka ndarë programin e rimbursimit 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje, që siç shkruan ajo do të jetë prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes. Sipas saj, ky program do të kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve, si dhe do të shtojë të ardhurat për investime që do të krijojnë punësim.


“Ne i kemi përgjigjet! Ju ftoj të njiheni me programin e rimbursimit 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje, prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes që do të kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve, si dhe do të shtojë të ardhurat për investime që do të krijojnë punësim, rritje të pagave dhe mirëqenie në Shqipëri.”– shkruan Kryemadhi.

(A.k.dosja.a) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike moniika kryemadhi moniika kryemadhi

Sondazh

Poll