Politike

 Vangjel Dule i drejtohet Ramës: Si kryeministër nuk arrite të shënoje as gjysëmhapi në procesin e integrimit që prej 20

30 Janar 2021, 13:00 Nga DOSJA
 Vangjel Dule i drejtohet Ramës: Si kryeministër nuk arrite

TIRANË- Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka regauar pas deklaratave që ka dhënë Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Korçës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Dule thotë se si kryeministër, Rama nuk arriti të shënojë qoftë edhe një gjysëmhapi përpara në procesin e integrimit që prej 2014.

“Ishte thjesht dhe vetëm çështje kohe. Në nervozizmin e deshpërimit parazgjedhor, timonieri nuk u përmbajt dot më dhe njoftoi “miletin” nga Korça se në mandatin e ardhshëm do ta drejtojë timonin nga tregjet e Lindjes. E thotë ai që si kryeministër nuk arriti të shënojë qoftë edhe një gjysëmhapi përpara në procesin e integrimit që prej 2014.Paaftësia dhe politikat e tij pa fillim,mes dhe fund janë një shkak. Tani u zgjidh edhe dilema. Ra maska:Evropën nuk e ka dashur! Me vlerat e Perëndimit nuk e lidh fije!Për integrimin nuk punoi kurrë!“- shkruan Dule.

(A.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vangjel dule vangjel dule

Sondazh

Poll