Politike

Rama nis premtimet: Do të ndërtojmë një resort skish në Korçë, janë 100 mijë shqiptarë që venë çdo vit, hapni rrjet

30 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA
Rama nis premtimet: Do të ndërtojmë një resort skish në

KORCE– Kryeministri Edi Rama premtoi sot se nëse Partia Socialiste merr mandatin e tretë qeverisës, atëherë në Korçë do të ndërtohet edhe resorti i parë i skive. Për të argumentuar rëndësinë që ka një resort në këtë zonë, Rama iu sugjeroi banorëve të shohin në rrjetet sociale sesa shumë shqiptarë dalin jashtë vendit për të bërë ski.  

“Ndërhyrja për të krijuar resortin e parë të skive në zonën lart në Nikolicë është një ndërhyrje që do të sjellë shumë më tepër turistë. Unë kam parë një pistë skish modeste nga pikëpamja e aftësive akomoduese e përmbytur nga kërkesat këtu. Janë 100 mijë shqiptarë, imagjinoni po të hapësh rrjetet sociale do shohësh gjëra që ta bëjnë vendin të tepërt, çdo vit afro 100 mijë shqiptarë shkojnë në resorte skish”, tha Kryeministri. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama resort skish ne korce edi rama resort skish ne korce

Sondazh

Poll