Politike

Pamjet e turpshme/ Rama mbledh militantët në Korçë, pa maska e distancë, kryeministri i hedh dorë në qafë një gruaje (M

30 Janar 2021, 12:41 Nga DOSJA
Pamjet e turpshme/ Rama mbledh militantët në Korçë, pa

KORÇË– Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Korçë, teksa ka hequr kostumin zyrtar ka harruar dhe pandeminë e Covid-19. 

Rama së bashku me Ministrin Mbrojtës Niko Peleshi,  dhe Kryebashkiakun e Korçës,  Sotiraq Pilon, janë mbledhur së bashku me më shumë se 10 persona të tjerë në një lokal, ku distanca sociale është zero. 

Siç shihet në video, Rama dhe qytetarët janë mbledhur rreth zjarrit, ku dhe nuk ka munguar muhabeti, e shakatë. Por ajo që bie në sy është se vetë Rama nuk zbaton masat për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse, ndërkohë që asnjë prej qytetarëve nuk ka vendosur maskë.  Madje në një moment kreu i qeverisë, i ka hedhur dhe dorën në qafë një gruaja, e cila ka qenë e ulur pranë tij. 

Mesa duket Kryeministri nuk ka frikë më nga koronavirusi, pasi ai vetë personalisht ka marrë vaksinën anti-covid19, sakaq ai nuk ka vënë re nëse të tjerët përreth po zbatojnë rregullat ose jo.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll