Politike

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho i përgjigjet Ramës: Nuk ke bërë asgjë, ne kemi humbur një brez të tërë

30 Janar 2021, 12:17 Nga DOSJA
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho i përgjigjet Ramës: Nuk ke

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur Kryeministrit Rama, pas deklaratëve që ky i fundit bëri në Korçë, se Shqipëria nuk ka “oligarkë” dhe se taksa e sheshtë e PD iu shërben të pasurve.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Spaho shkruan se pas 25 prillit, PD do të bëjë atë që nuk e ka bërë Rama gjatë 8 viteve që ishte në pushtet. 

“Rama ka të drejtë. Ai nuk ka bërë asgjë dhe ne kemi humbur një brez të tërë. Atë që nuk e bëri për 8 vite, nuk do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. Më 25 prill Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbasë”, shkruan Spaho.

Kryeministri foli për kompanitë e mëdha që kanë marrë PPP në Shqipëria dhe tha se në vendin tonë nuk ka oligarkë. Por Rama shkoi dhe më tej, kur tha se me taksën e sheshtë të PD, do të favorizohen oligarkët, duke i marrë buxhetit 50 milionë euro, që tani i paguajnë si taksë.

  “Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Askush nuk më detyron dot mua dhe qeverinë që të ndërmarrë hapa për të plotësuar kërkesat e tyre në dëm të interesit publik. Hapësira e kompanive që kanë akses në punët publik është shumëfishuar. Që do të thotë se sot ka shumë më tepër aktorë të tretë se më parë. Taksa e sheshtë dihet botërisht që është për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë oligarkët do të marrin në vit nga buxheti mbi 50 miln euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë.”-tha Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond spaho edmond spaho

Sondazh

Poll