Sport

Familja e Michael Schumacher ka vendosur ti jap fund misterit, do të publikojë pamjet e rralla të legjendës së Formula 1 me

29 Janar 2021, 12:48 Nga DOSJA
Familja e Michael Schumacher ka vendosur ti jap fund misterit, do të

ZVICËR-Kanë kaluar shtatë vjet nga aksidenti i rëndë që pësoi Michael Schumacher ndërsa bënte ski në Meribel, në Alpet Franceze. Një goditje fatale i shkaktoi dëmtime serioze në tru. Informacionet mbi gjendjen e tij shëndetësore kanë qenë me pikatore, pasi familja e tij ka bërë gjithçka për të ruajtur konfidencialitetin.

Megjithatë familja e ish-pilotit gjerman ka vendosur të ndajë me të gjithë shikuesit pamje të gjendjes së ish-legjendës së Formula 1 me anë të një dokumentari ku do të përfshijë regjistrime private.Intervistat me gruan e Schumacher Corinna, djalin Mick, vajzën Gina-Marie dhe babanë Rolf shumë shpejt pritet që të gjitha të shfaqen në një film.Dokumentari është puna e kineastëve gjermanë c dhe Hanns-Bruno Kammertons.

Miku i ngushtë i Schumacher, Jean Todt, presidenti i FIA-s dhe ish-shefi i Ferrarit është një nga ata që e dinë gjendjen e Schumacherit. 74-vjeçari dha një azhurnim të rrallë për gjendjen e Schumacher në Ouest France, duke thënë: “Unë jam shumë i matur për këtë temë.“Të gjithë e dimë që Michael kishte një aksident shumë të rëndë dhe, për fat të keq, ai pati pasoja të konsiderueshme për të.”Që atëherë, ai është trajtuar në mënyrë që të mund të kthehet në një jetë më normale. Ai po lufton”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport corinna schumacher michael schumacher corinna schumacher michael schumacher

Sondazh

Poll