Politike

‘Së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit’/ Batutat mes Ramës dhe kryebashkiakut të Pogradecit, Xhankolli: Do

29 Janar 2021, 12:29 Nga DOSJA
‘Së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit’/ Batutat

POGRADEC– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Pogradecit prej nga pa më nga afër punimet në zonë. Gjatë inspektimit kreu i qeverisë bëri të ditur se së shpejti do të hapet dhe kantieri më i madh i Lungogjolit.

Punimet që po kryhen, do të bëjnë sistemimin e nyjes ndarëse në hyrje të qytetit që plotëson zinxhirin e projekteve të infrastrukturës përgjatë vijës liqenore deri në qytet.Ndërkohë që së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit, pas sigurimit të financimit e përfundimit të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimi’– përfundon Rama.


Gjatë takimit sigurisht që nuk munguan dhe batutat mes Ramës dhe të pranishmëve. Kryeministri i drejtohet kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhankollit duke i thënë se është më i madh në moshë. Rama i thotë se ska rëndësi mosha pasi ai do të rrojë më shumë se ai. Ndërsa Xhankolli i tha se do jetë e kundërta.

Pjesë nga dialogu:

Rama: Se ma more nga goja, do të rrosh më shumë se nuk disktuohet

Xhankolli: Jam më i madh unë me moshë…

Rama: Po mirë nuk ka rëndësi kjo, je i madh me moshë me certifikatë, por me sa vite të jetuar me intensitet janë..

Xhankolli: E vërtetë është, por ti do të rrosh më shumë

Rama: Para jo shumë me shumë pak diferencë…

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne pogradec edi rama edi rama ne pogradec

Sondazh

Poll