Politike

Ilir Meta: Sot aplikova për rinovimin e kartës së identitetit, nxitoni edhe ju që të keni mundësinë e votës, mos e lini

29 Janar 2021, 11:59 Nga DOSJA
Ilir Meta: Sot aplikova për rinovimin e kartës së identitetit,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten pranë gjendjes Civile për të rinovuar kartat e identitetit, në rast se u ka skaduar. N një postim në profilin e tij në Facebook, Meta shkruanse se jemi vetëm 86 ditë larg zgjedhjeve dhe se çdo qytetar duhet ta ushtrojë të drejtën e tij Kushtetuese për të votuar.

Pa kartë identiteti kjo gjë nuk do të ishte e mundur dhe për këtë atsye, Meta u bën thirrje qytetarëve që të mos lënë asgjë për momentin e fundit.

Statusi i plotë

U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID. Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Rinovimi i tyre është i domosdoshëm! Mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.  Mos neglizhoni dhe mos e leni aplikimin për në çastin e fundit!  Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative. Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit. Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare.  Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll