Politike

‘Votat blihen’/ Ambasadori britanik: Zgjedhjet e 2021-it janë jetike për Shqipërinë

29 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
‘Votat blihen’/ Ambasadori britanik: Zgjedhjet e 2021-it janë

TIRANË– Në konferencën që po mbahet ditën e sotme me temë ‘Kostot e demokracisë’ ndodhet dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Duncan Norman. Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se në vend vazhdon ende fenomeni për blerjen e votave. Ai kërkoi transparencë nga partitë politike sa i takon financimit të tyre.


Norman u shpreh se partitë kanë mungesë besimi mes njëra-tjetrës, ndaj vëzhgimi i pavarur është më me rëndësi. Ambasada britanike ka një paketë që nxit transparencën dhe ndihmon Shqipërinë drejt një procesi elektorali demokratik.’ tha ai më tej.

“Gjatë këtyre 30 viteve të fundit demokracia shqiptare ka bërë progres por është përballur edhe me probleme. Vullneti i popullit shqiptar ende nuk po respektohet plotësisht. Fenomene negative kanë vazhduar, si keqpërdorimin i Zyrës Publike, intimidimi i votuesve, apo blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i takon financimit të partive. Zgjedhjet e 2021-shit do jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt demokracisë dhe integrimit europian. Partitë kanë mungesë besimi te njëri-tjetri. Në këto kushte është një vëzhgim i pavarur është me shumë rëndësi. Ambasada britanike ka një paketë që nxit transparencën dhe ndihmon Shqipërinë drejt një procesi elektorali demokratik. Nuk kam asnjë dyshim që së bashku me partnerët tanë ne mund tia arrijmë kësaj, të sigurojmë që këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm përpara në sigurimin e demokracisë në Shqipëri”, tha Norman.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman duncan norman

Sondazh

Poll