Politike

Konferenca ‘Kostot e demokracisë’/ Balla: PS rishpreh vullnetin për të kontribuar për zgjedhje me standarte, garantojmë

29 Janar 2021, 10:46 Nga DOSJA
Konferenca ‘Kostot e demokracisë’/ Balla: PS rishpreh vullnetin

TIRANË– Në konferencën e zhvilluar ditën e sotme me temë ‘Kostot e Demokracisë’ ishte i pranishëm dhe kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij Balla tha se PS ka marrë angazhim të plotë për pandeminë si dhe theksoi kontributin që ka dhënë në një situatë të tillë.

Ndër të tjera Balla tha se grupi socialist do të punojë fort për të garantuar votën e shqiptarëve më 25 prill. Balla shtoi se janë në rrugë të mbarë për të garantuar që çdo parti politike të ketë një pasqyrë të qartë të çdo shpenzimi dhe çdo emri që ka financua.


“Ne jemi këtu për të marrë angazhime. Do të doja të nënvizoja rëndësinë e një angazhimi të plotë të partive politike, edhe në respekt të të gjitha masave të vendosura për parandalimin e pandemisë. E theksova këtë sepse vë re një prirje jo të gjithë aktorëve për të qenë kontribuues në një situatë të tillë. PS e rishpreh vullnetin e qartë për të kontribuar për zgjedhje me standarde.Ajo që është shumë e rëndësishme është transprenca e plotë e financimeve. Dy elementë duhet të jenë domosdoshmërisht pjesë e reformës së ardhshme. Elementi i parë është nevoja e depolitizimit të komisioneve zgjedhore. Është kërkuar para çdo reforme zgjedhore nga partnerët ndërkombëtarë. Besoj se ky do të ishte hapi tjetër. E dyta, që është edhe me e rëndësishme është pikërisht transparente e plotë e financimeve e çdo partie politike dhe e çdo kandidati.Besoj se jemi në rrugë të mbarë për të garantuar që çdo parti politike të ketë një pasqyrë të qartë të çdo shpenzimi dhe çdo emri që ka financuar. Ne do t’ia dalim të organizojmë zgjedhje shumë pranë standardeve më të larta demokratike. Ne do të vazhdojmë ne intensitet punën për të garantuar votën e shqiptarëve më 25 prill”, tha Balla.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca kostot e demokracise taulant balla konferenca kostot e demokracise taulant balla

Sondazh

Poll