Politike

Zv.ministri ynë që harxhon karburant edhe kur fle gjumë… denoncimi: E pret shoferi 1 orë e gjysmë me makinë ndezur

29 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
Zv.ministri ynë që harxhon karburant edhe kur fle gjumë…

TIRANË- Kjo që shihni në këtë foto është makina e zv/ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj. Një denoncim i ardhur në redaksinë e Dosja.al, tregon sesi makina e shtetit shqiptar, pret çdo mëngjes për gati 90 minuta, që Hodaj të presë nga shtëpia e tij tek stadiumi Selman Stërmasi për të shkuar në punë. Megjithëse shoferi rri dhe pret për 90 minuta, makina rri ndezur.

DENONCIMI I PLOTË:

Kjo është makina e zv/ministrit të Brendshëm që ca kohë shkoi prefekt në Shkodër. Vjen te stadiumi S.Stërmasi qysh në 8 dhe pret e pret. Sot deri 9 e 30 nuk i kishte zbritur shefi e familja nga pallati. Po shoferi nuk rri kot. Sheh cel dhe mban makinën ndezur se karburanti është i buxhetit. I atij buxheti që i la njerëzit të kalojnë dimrin në çadra.
Edhe vjet kjo makinë priste zv/ministrin,por te sheshi Willson. Tani ka ndërruar vend. Çdo mëngjes makina me shofer pret një zyrtar.

Fotoja e makinës së Julian Hodajt:

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike julian hodaj makina e julian hodaj julian hodaj makina e julian hodaj

Sondazh

Poll