Politike

Celibashi: Zgjedhësit të ndërgjegjësohen për shit-blerjen e votës, problem është financimi i politikës nga bota e krimi

29 Janar 2021, 10:35 Nga DOSJA
Celibashi: Zgjedhësit të ndërgjegjësohen për

TIRANË– Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka deklaruar se problemi më i madh është financimi i politikës nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme.

I pranishën në konferencën  e organizuar nga KRIIK Albania me temë “Kostot e demokracisë II”, Celibashi tha se zgjedhësit sot duhet të ndërgjegjësohen për shit-blerjen e votave.


Pjesë nga fjala e Celibashit:

Në rastet kur paratë që vijnë janë ato që kanë burim asetet kriminale e bëhen sponsor të politikës. Financimi i paligjshëm i politikës nga biznesi është një problem, por problemi më i madh është financimi i politikës nga bota e krimit. Shoqëria civile dhe media, dhe institucionet përkatëse duhet të angazhohen seriozisht në një fushatë për t’i bërë zgjedhësit të ndërgjegjshëm e të vetëdijshëm për shit-blerjen e votës. Duhet që gjithsecili në përputhje me profilin institucional të japë kontributin në këtë aspekt përndryshe dështimi i zgjedhjeve do jetë dështim i gjithë aktorëve dhe faktorëve.

Përpiqemi të përputhim ato realitete objektive, subjektivisht të gjejmë ato zgjidhje që sa më shumë të jetë e mundur të bëjnë që paratë që politikanët i shërbejnë deri diku, por jo aq sa të tradhtojnë interesat themelore të mbështetësve të tyre. Në këtë kontekst angazhimi i të gjithë faktorëve, së pari institucional është përcaktues në qasjen ndaj këtij problem.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi ilirjan celibashi

Sondazh

Poll