Kostot e demokracisë/ Mblidhet tryeza, ambasadorët: Largojini të korruptuarit nga listat zgjedhore! Celibashi: Problem, polit
29 Janar 2021, 10:04Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme u zhvillua konferenca e organizuar nga KRIIK Albania me temë “Kostot e demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”. Pjesë e saj ishin përfaqësues të rëndësishëm dhe kryesorë politikë e institucionalë, si dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të trupit diplomatik në vend, për të diskutuar dhe paraqitur vullnetet e tyre politike mbi nevojën e Integritetit të Zgjedhjeve.
E para që mori fjalën në këtë konferencë ishte ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim e cila tha se liderët e partivë duhet të largojnë nga listat kandidatët e korruptuar. Ndër të tjera ajo bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë kriminelët.
“SHBA ka punuar dhe do të punojë për të përmirësuar demokracinë në Shqipëri. Përfaqësuesit në parlament duhet të përfaqësojnë të gjithë shqiptarët. Liderët e partive të largojnë politikanët e korruptuar nga lista. Partitë të bëjnë transparente financimet.Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral. Ne inkurajojmë të gjithë partitë, që të kenë transparencë për gjithçka për zgjedhjet e ardhshme,”- deklaroi ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.
Më pas, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Duncan theksoi se vullneti i popullit shqiptar ende nuk po respektohet plotësisht, dhe se nuk duhet të vazhdojnë fenomene si blerja e votës, intimidimi i votuesve, ndërsa kërkoi më shumë transparencë nga partitë politike sa i takon financimit të tyre.
Ndërsa Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka deklaruar se problemi më i madh është financimi i politikës nga bota e krimit ose bizneset e paligjshme. Ai shtoi se zgjedhësit sot duhet të ndërgjegjësohen për shit-blerjen e votave. I pranishëm në konferencë ishte edhe Taulant Balla, i cili shtoi se PS ka marrë angazhim të plotë për pandeminë si dhe theksoi kontributin që ka dhënë në një situatë të tillë.
Balla tha se janë në rrugë të mbarë për të garantuar që çdo parti politike të ketë një pasqyrë të qartë të çdo shpenzimi dhe çdo emri që ka financuar. Përfaqësuesja e OSBE-së, Clarisse Pasztory deklaroi se për zgjedhjet e 25 prillit do të këtë një mision vëzhgimi ndërkombëtar.
(a.b;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prania e deputetes socialiste Elona Gjebrea në shkollën 9-vjeçare ‘Abdullah Keta’ në Tiranë ka shkaktuar reagim të ashpër nga ana e Qëndresë...
TIRANË– Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, përsa u për...
TIRANË– Pasuria e politikanëve shqiptarë ishte tema kryesore e diskutuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Pasuria e Monika Kryemadhit dhe Ilir Me...
TIRANË– Gazetarja Arianita Brahaj ka treguar të gjitha pagat që marrin zyrtarët më të lartë në vend, duke nisur nga kryeministri, kryeparlamentari dhe figu...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook” , ka shpalosur programin ekonomik të Lëvizjes Socialiste për I...
TIRANË– Pasuria e politikanëve shqiptarë ishte tema e diskutimit të mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Opinion’. Në pah doli se kryetari i Kuvendit të Shqip...
TIRANË– Gazetarja Aranita Brahaj foli në emisionin “Opinion” për pasurinë që ka deklaruar çifti Edi dhe Linda Rama.Sipas Brahajt, kryeministri dhe b...