Politike

Taksa e sheshtë 9%, Teliti shpjegon efektet për qytetarët: Më shumë para në xhepin tuaj, 30 sekonda për ta kuptuar

29 Janar 2021, 12:08 Nga DOSJA
Taksa e sheshtë 9%, Teliti shpjegon efektet për qytetarët:

TIRANE- Partia Demokratike ia ka dalë të jetë në qendër të debatit politik me programin ekonomik për zgjedhjet e 25 prillit, që do të hyjë në fuqi, nëse demokratët vijnë në pushtet. Dorian Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, pjesë e grupit të ekspertëve që kanë hartuar programin, ka shpjeguar në një video të shkurtër, për 30 sekonda, efektin që taksa e sheshtë 9%, ka tek shqiptarët.


BISEDA E TELITIT ME NJE QYTETARE KU SHPJEGOHET TAKSA E SHESHTE:

Pyetja: Çfarë përfitoj unë nga programi i Partisë Demokratike si specialist që kam vetëm pagën si burim të ardhurash?

Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anullojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e shështë prej vetëm 9%. Jona sa e ke rrogën sot?

80,000 lekë të reja.

Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj.

Po makinë ke?

Po!

Karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet.

Shumë faleminderit Dori!

Faleminderit ty! Dhe mos haro, në datën 25 prill, Shqipëria Fiton Ekonominë.

Taksa e sheshtë 9%, nga ana tjetër për socialistët është e pamundur të arrihet. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, teksa analizoi premtimet e PD, tha se taksa e sheshtë 9% që premtohet nga PD është varfëruese, ndërsa kryeministri Edi Rama ishte më i prerë dje, që e cilësoi programin e demokratëve “si tramvajin e 2011”.

Por çfarë premtoi dje Basha dhe PD që për socialistët janë të paarritshme?

PD prezantoi dje programin ekonomik dhe kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se PD do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do të ndihmojë fermerët, do të kompesojë me 100% interesat e kredive për strehim, do të japë 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët dhe bujqësinë, dhe po ashtu do të japë ndihmë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti programi i pd dorian teliti programi i pd

Sondazh

Poll