Bota

Një vaksinë tjetër në treg, studimi tregon se Novavax është 90% efektive, Johnson: Kemi porositur 60 milion odza

29 Janar 2021, 08:53 Nga DOSJA
Një vaksinë tjetër në treg, studimi tregon se Novavax

ANGLI- Vaksina më e re anti-Covid nga kompania Novavax ka dalë 90% efektive. Stat News shkruan se nga studimi që i është bërë vaksinës në Angli tregon se vaksina e Novavax për virusin e Covid-it është 90% efektive ndërsa për mutacionin e tij në Afrikën e Jugut efektiviteti ka dalë pak më pak se 90%.

Novavax është testuar në 15, 000 persona në Angli dhe nga rezultat dolën që vaksina parandaloi 9 në 10 raste duke përfshirë edhe mutacionin që po qarkullon në Angli. Ndërsa në një studim që u bë në Afrikën e Jugut ku u vaksinuan 4, 400 persona vaksina doli vetëm 49% efektive ndërsa tek personat që nuk ishin mbartës të HIV vaksina ishte 60% efektive.

Në lidhje me prodhimin e kësaj vaksine ka folur edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, ku ka thënë se kjo është një lajm i shumë i mirë dhe nëse kjo vaksinë aprovohet nga rregullatori i ilaçeve, Anglia do të marrë 60 milion dozat e para.

Kjo është vaksina e dytë e prodhuar në Angli pas vaksinës së AstraZenecës dhe Universitetit të Oxfordit. Ndërsa në botë janë krijuar disa vaksina të tjera që janë ajo e Pfizer/BioNTech, vaksina e Modernas, vaksina ruse Sputnik V, dhe vaksina kineze Sinovac.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota novavax vaksina novavax vaksinat anti-covid novavax vaksina novavax vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll