Bota

Kriza e vaksinave/ BE kërcënon ndalimin e eksporteve në vendet anëtare, Presidenti i KE-së: E bëra këtë sugjerim, do e s

29 Janar 2021, 08:24 Nga DOSJA
Kriza e vaksinave/ BE kërcënon ndalimin e eksporteve në vendet

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka kërcënuar vendetet anëtare me ndalimin e ekporteve të vaksinave të mbetura. Reuters shkruan se Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u ka dërguar një letër Kryeministrave të vendeve si Austria, Çekia, Danimarka dhe Greqia, ku i paralajmëron për ndalimin e eksportwve të vaksinave nga ana e BE-së nëse nuk kanë dritë jeshile nga Kompanitë prodhuese të tyre.

Sipas Michel nëse BE nuk merrë një përgjigje për shpërndarjen e vaksinave nga Kompanitë e prodhimit atëherë do të fusin në fuqi nenin 122 të bllokut. Ky nen mundëson ndalimin e eksportit të vaksinave nga ana e BE drejt vendeve anëtare si dhe ndalon të gjitha ndihmat financiare që BE mund të japë.

“Kjo do t’i jepte BE-së dhe vendeve anëtare mjetet ligjore, duke miratuar masat e duhura urgjente, për të siguruar prodhimin dhe furnizimin efektiv të vaksinave për popullsinë tonë. Unë ia bëra këtë sugjerim Presidentit të Komisionit (Evropian) Ursula von der Leyen në mënyrë që të mund ta shqyrtojmë këtë rrugë menjëherë. Sidoqoftë, nëse nuk mund të gjendet ndonjë zgjidhje e kënaqshme, unë besoj se duhet të shqyrtojmë të gjitha opsionet dhe të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe masat e zbatimit në dispozicionin tonë sipas Traktateve,” tha ai.

Kompanitë Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca janë aktualisht nën kritika masive nga BE dhe vendet e saj pasi ato njoftuan se do të ulin ritmin e shpërndarjes së vaksinave për shkak të disa problemeve në prodhueshmërinë e tyre.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be charles michel ke be charles michel ke

Sondazh

Poll