Aktualitet

SKEMA/ Liperi: Kam një listë me firma ndërtimi në Shqipëri që s’dihet ku i gjejnë paratë! Prandaj shtëpitë në Tiran

29 Janar 2021, 08:09 Nga DOSJA
SKEMA/ Liperi: Kam një listë me firma ndërtimi në

TIRANË– Ornela Liperi, kryeredaktorja e revistës “Monitor” shpjegoi edhe skemën sesi nga zero mund të bëhesh milioner brenda pak viteve, por jo rastësisht. E ftuar në emisionin “As pro, as kundër”, Liperi duke komentuar skemën e pastrimit të parave që po bëhen në sektorin e ndërtimit në Tiranë nisur nga përgjimet e antimafias italiane që dolën në media pak ditë më pare, tha se në vendin tonë, paraja e pisët po varfëron njerëzit.

Liperi shtoi se vetë ajo ka një listë me firma ndërtimi që veprojnë në Tiranë dhe nuk dihet se ku i kanë marrë paratë. Ajo shtoi se ndërtimi dhe paraja që futet aty, ka një normë fitimi shumë të lartë, ka një fitim katërfish dhe ka një mungesë kontrolli. Një person me 30 mijë euro mund të ndërtojë një pallat, dhe thotë së materialet e ndërtimit i ka marrë pa pagesë.  Më pas siç tha edhe Liperi rriten çmimet dhe një apartament në Tiranë kushton më shtrenjtë se në Londër.

“Paraja e pisët vetëm na ka varfëruar. Një apartament sot në Tiranë është më i shtrenjtë se në Londër, duhet punuar më gjatë këtu se një emigrant në Londër për të blerë një shtëpi. Rriten çmimet, ka një paradox. Unë kam parë vetëm shifrat, ndërtimet nuk financohen nga ekonomia formale po të shikojmë të gjithë treguesit, të gjitha nuk justifikojnë ndërtime që arrijnë në 1 miliard euro në vit, e them me kompetencë që po vijnë nga burime informale. Mund të jap një listë të gjatë firmash që po ndërtojnë në Tiranë dhe nuk kanë asnjë lloj burimi.

Pse hyn paraja në ndërtim? Sepse ka një normë fitimi shumë të lartë, ka një fitim katërfish dhe ka një mungesë kontrolli. Një person nëse ke 30 mijë euro mund të fillosh të ndërtosh një pallat, thua unë e para bleva, kam shitur ajrin, dhe i kam marrë materialet e ndërtimit pa pagesë.  

Dhe brenda 3 viteve 10-fishon të ardhurat kur nuk ke asgjë. Kjo është mënyra si nga zero të bëhesh milioner sot. Por nëse ke mbështetje, se për ndryshe do ta bënin të gjithë,”– tha Liperi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ornela liperi ornela liperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 07:06

Titujt e portaleve, 29 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi ecurinë e përgjimeve të Ndargheta-s në Ital...