Aktualitet

Artan Hoxha: Në qendër të Tiranës po ndërtohen tre kulla, aty ku kërkuan maskarenjtë e Ndrangheta-s, të kujt janë parat

29 Janar 2021, 08:01 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Në qendër të Tiranës po ndërtohen tre

TIRANË– Gazetari Investigativ ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me ndërtimet që po zhvillohen në Tiranë.

I ftuar në emisionin “As pro e as kundër”, Hoxha tha se pikërisht në zonën ku kërkoi “Ndrangheta”, siç dëgjohej në biseda, në qendër të Tiranës, po ndërtohen tre kulla.

Ai shtoi më tej se qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush po i ndërton, dhe nga vijnë paratë. Këtu gazetari u bëri thirrje organeve që të nisin hetimet.

U kërkua fakt, në përgjime del që ato maskarenjtë e Ndranghetas flasin për tre kulla në qendër të Tiranës. Kjo është indicie, por fakti që është që këto tre kullat po ndërtohen, ku kanë thënë ata. Por a ka thënë njeri me cfarë parash po ndërtohen dhe kush po i ndërton?

Këtu hyjnë prokuroria, pastrimi i parave, Dogana, Tatimet, nga u vjen lënda e parë. Krimi i organizuar nuk shkon të bëjë llac vetë, por çon lëndën e parë. Ndërtimi është prioriteti i krimit të organizuar për të pastruar paratë, prandaj është industria më e suksesshme,”- tha Hoxha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 07:06

Titujt e portaleve, 29 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi ecurinë e përgjimeve të Ndargheta-s në Ital...