Sport

Çfarë sezoni katastrofik për Strakoshën! Lazio po bëhej gati ta shiste, ndërkohë portieri…

28 Janar 2021, 21:07 Nga DOSJA
Çfarë sezoni katastrofik për Strakoshën! Lazio po

ITALI– Ky sezon është krejtësisht për t’u harruar për Thomas Strakoshën. Portieri i Kombëtares tani rrezikon të operohet në gju dhe nëse i hyn bisturisë mund të konsiderohet një sezon i përfunduar për shqiptarin. Lazio kishte menduar për ta shitur portierin, nisur nga gjendja e tij.

Gjuri i Strakoshës është gjithnjë e më i fryrë. I kishte ndodhur edhe Leivas për të njëjtën arsye, kështu që portieri shqiptar po mendon t’i nënshtrohet një operacioni. Për momentin mbetet e fundit e hipotezave, sipas stafit mjekësor, por çështja e tij po bëhet gjithnjë e më e madhe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio strakosha lazio strakosha

Sondazh

Poll