Sport

Nga Letonia në Hungari, mbrojtësi shtatlartë kuqezi transferohet te Kisvarda

28 Janar 2021, 15:55 Nga DOSJA

HUNGARI – Shtohen lojtarët shqiptarë në futbollin hungarez, madje ata tani kanë krijuar një mini-koloni në kampionatin elitar të këtij vendin, OTP Bank Liga. Pas një përvoje të 2-vjeçare në radhët e Rigas në futbollin letonez, mbrojtësi shtatlartë Herdi Prenga është bërë pjesë e skuadrës hungareze të Kisvardas.

Mbrojtësi shqiptar, që ka zhvilluar edhe dy ndeshje me kombëtaren kuqezi, pasi ka përfunduar më 1 janar kontratën me Rigan, ka preferuar ta vazhdojë karrierën e tij sportive në futbollin hungarez. 26-vjeçari mirditor, i biri i ish-futbollistit dhe trajnerit të kurbinasve Besnik Prenga, ishte edhe një synim i Kukësit gjatë merkatos së janarit.

Pas sulmuesit të kombëtares kuqezi Myrto Uzuni te Ferencvaroshi, mbrojtësit kuqezi Naser Aliji te Honvedi dhe dyshes Hysen Memolla e Florent Hasani te DVTK, me ardhjen e Herdi Prengës te Kisvarda, shkon pesë numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në futbollin elitar hungarez.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport herdi prenga i biri besnik prenges mbrojtesi kuqezi shtatlarte myrto uzuni skuadra e rigas ne letoni herdi prenga i biri besnik prenges mbrojtesi kuqezi shtatlarte myrto uzuni skuadra e rigas ne letoni

Sondazh

Poll