Sport

Antonio Contes mund ti vijë një “dhuratë” në fundin e merkatos, Inter gati të rrëmbejë sulmuesin e…

28 Janar 2021, 15:56 Nga DOSJA
Antonio Contes mund ti vijë një “dhuratë” në

ITALI-Aksi i merkatos Romë-Milano është gati të marrë flakë në këto ditë të fundit. Skuadra verdhekuqe ka propozuar një shkëmbim Dzeko-Sanchez me Interin në përpjekje për të zgjidhur një pyetje, atë të marrëdhënies midis boshnjakut dhe trajnerit të Romës Fonseca.

Dy lojtarët fitojnë pak a shumë të njëjtën shumë (midis 7 dhe 7.5 milion euro), por kiliani, falë  dekretit të qeverisë për ekstra komunitarët ka një pagë më të ulët bruto dhe peshon më pak në buxhet Në nivel ekonomik, pra, do të ishte Roma që do të përfitonte nga marrëveshja.

Antonio Conte nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Dzekon i cili, pavarësisht moshës së tij, mund të përfaqësonte alternativën shumë të dëshiruar të Lukakut në rolin e sulmuesit. Në një nivel teknik, pra, do të kishte miratimin e trajnerit, në krahasim me atë që do të kishte ndodhur nëse Eriksen do të ishte përfshirë në negociata (për një çështje të rolit) siç ishte përfolur ditët e fundit. Për momentin është vetëm një ide, mbi të cilën të dy klubet do të duhet të bëjnë vlerësimet e tyre përkatëse, por nga tani në 1 shkurt, gjithçka mund të ndodhë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte dzeko inter sanchez antonio conte dzeko inter sanchez

Sondazh

Poll