Sport

VIDEO/ “Vjen” edhe mesfushori gjeorgjian Tsintsadze, një njohje e vjetër e Kukësit

28 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
VIDEO/ “Vjen” edhe mesfushori gjeorgjian Tsintsadze, një njohje

TIRANE – Klubi Kukësi, me mundësitë e limituara që të ofron merkatoja e janarit, po nxiton me shpejtësi të korrigjojë gabimet e bëra gjatë këtyre 16 javëve të kampionatit, për të realizuar objektivat e ndryshuar, që duken plotësisht të mundshëm.

Fillimisht emëroi Mirel Josën, një trajner të njohur dhe me mjaft përvojë në trajningun sportiv, në krye të pankinës së tij. Sot mësohet se për verilindorët pritet të nënshkruajë dhe të zyrtarizohet mesfushori gjeorgjian, Mate Tsintsadze.

Futbollisti 26-vjeçar, pjesë e skuadrës së Dinamo Batumi së fundmi, është një njohje e vjetër e verilindorëve. Ai ka luajtur me Torpedo Kuitasi kundër Kukësit në Europa League dhe tashmë, me shumë gjasa, mund të zgjedhë klubin verilindor për të vijuar karrierën.

Tsintsadze, pjesë edhe e kombëtares së Gjeorgjisë, ndërkohë që ka luajtur edhe në Poloni me Pogon Szczecin dhe në Letoni me Jelgava. Në vendin e tij, gjeorgjiani ka mbrojtur ngjyrat e Lokomotiv Tbilisi, Dinamo Tbilisi dhe Rustavi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi i kukësit mirel josa skuadra verilindore klubi i kukësit mirel josa skuadra verilindore

Sondazh

Poll