Sport

VIDEO/ Vetëm 8-vjeç, Kauan Basile thyen rekordin e Messit dhe Neymar, ja për çfarë bëhet fjalë

28 Janar 2021, 15:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Vetëm 8-vjeç, Kauan Basile thyen rekordin e Messit dhe

BRAZIL– Kauan Basile është vetëm 8-vjeç por me një të ardhme të madhe përpara. Braziliani luan me fëmijët e Santos FC dhe talenti i tij ka rënë në sy edhe Nike.Kauan Basile ka nënshkruar kontratë me firmën e veshjeve, ndërsa 8-vjeçari konsiderohet si futbollisti më i ri që ka nëshkruar ndonjëherë, duke thyer edhe rekordin e Neymar dhe Messit që nënshkruan një kontratë të tillë kur ata ishin njëri 13 dhe tjetri 15 vjeç.Sidoqoftë, rekordmbajtësi i mëparshëm ishte Rodrygo i Real Madrid i cili nënshkroi një marrëveshje me Nike kur ishte 11-vjeç.

“Ai është një lojtar me një dëshirë të çmendur për të fituar. Ai zotëron shumë cilësi teknike,” i tha babai i Basile Andrezinho Clarion. Një nga çmimet më të mëdha të 8-vjeçarit deri më tani është kampionati i futbollit më të mirë në Sao Paulo 2019.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kauan basile messi neymar kauan basile messi neymar

Sondazh

Poll