Sport

Edhe Agim Canaj vesh “tutat e trajningut”, rikthehet në krye të një pankine…

28 Janar 2021, 17:15 Nga DOSJA

TIRANE – Një emër mjaft i njohur në trajningun sportiv, rikthehet sërish në futbollin e luajtur. Vlonjati Agim Canaj ka marrë përsipër të drejtojë skuadrën dibrane të Korabit, pankina e së cilës ka mbetur bosh pas largimit të elbasanasit Klevis Dalipi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi dibran, i cili ka shkruar: “Agim Canaj merr drejtimin e Korabit! Trajneri i ri u prezantua sot përpara ekipit. I urojmë suksese në vijim”.

Në jetëshkrimin e karrierës së trajnerit të njohur Agim Canaj, janë përvojat e grumbulluara, teksa ai ka drejtuar Dinamon, Lushnjën, Shkumbinin, Besën, Skënderbeun, Flamurtarin, Gramozin, Bylisin, Kukësin, Tërbunin dhe e fundit më 2019, skuadrën e Vllaznisë, të cilën e ka drejtuar disa herë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agim canaj ish-trajneri i dinamos klevis dalipi lushnjes skuadra dibrane e korabit trajneri i ri i korabit vllaznise agim canaj ish-trajneri i dinamos klevis dalipi lushnjes skuadra dibrane e korabit trajneri i ri i korabit vllaznise

Sondazh

Poll