Sport

Gomez prezantohet te Sevilja: “Krenar që do të luaj në skuadrën e Maradonës”

28 Janar 2021, 17:49 Nga DOSJA

SPANJE – E kaluara te Atalanta ka mbetur pas. Fantazisti argjentinas Papu Gomez, pas ka kryer vizitat mjekësore dhe plotësuar dokumentacionin e transferimit të tij në kampionatin spanjoll te Sevilja, pasditen e sotme ka bërë edhe prezantimin zyrtar.

Gomez, u shpreh se ndihet mjaft i lumtur, që do të veshë fanellën e Seviljes dhe më pas solli në vëmendje faktin që në klubin andaluzian, kanë luajtur shumë argjentinas, përfshi edhe legjendën Diego Armando Maradona.

“Kam folur me shumë djem dhe të gjithë më kanë folur shumë mirë për qytetin këtu. Për më tepër, Sevijla ka pasur një histori mjaft të mirë me argjentinasit, pasi kanë luajtur shumë futbollistë. Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e klubit me të cilin ka luajtur Maradona. Më mungon pak ritmi i ndeshjeve, por jam në gjendje të mirë fizike dhe dua të jap kontributin tim për skuadrën”,– deklaroi Papu Gomez.

Në prezantimin e fantazistit argjentinas, ishte edhe trajneri i Julen Lopetegi, i cili paralajmëroi ish-kapitenin e Atalantës, se e pret një konkurrencë e fortë dhe se do t’i duhet të djersijë shumë për të fituar vendin në formacion.

“Është një futbollist që më pëlqen shumë, por që këtu do të përballet me sfidën më të vështirë të karrierës. Vjen për të ndihmuar një skuadër që po bën shumë mirë deri tani, ndaj shokët e rinj nuk do t’ia bëjnë jetën të lehtë, sa i përket garës për një vend në formacion”,– u shpreh trajneri spanjoll.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta la liga mesfushori argjentinas papu gomez skuadra e seviljes spanje atalanta la liga mesfushori argjentinas papu gomez skuadra e seviljes spanje

Sondazh

Poll