Sport

Lorente përshëndet Napolin: “Po largohem nga një qytet fantastik, një popull me ngrohtësi unike”

28 Janar 2021, 18:11 Nga DOSJA
Lorente përshëndet Napolin: “Po largohem nga një qytet

ITALI – Sulmuesi spanjoll Fernando Lorente ka përshëndetur në rrjetet sociale largimin e tij nga Napoli. Ky është teksti i mesazhit i 35-vjeçarit bask në Twitter:

“Koha për përshëndetje ka ardhur dhe siç thonë ata në Napoli: “adda passà ‘a nuttat”. Unë largohem nga një qytet fantastik, një popull me ngrohtësi dhe dashuri unike, shumë miq dhe shumë momente të bukura që do të mbeten gjithmonë me mua. Eshtë e vërtetë që në Napoli qajmë dy herë. Cià uagliù!.”

Kështu ka shkruar sulmuesi i njohur spanjoll, i cili për hir të vërtetës, luajti vetëm 20 ndeshje dhe shënoi vetëm 3 gola gjatë dy viteve në radhët e skuadrës së Napolit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fernando lorente napoli sulmuesi i njohur spanjoll fernando lorente napoli sulmuesi i njohur spanjoll

Sondazh

Poll