Bota

“Hey Macarena”, kërcyen dhe festuan deri në 3 të mëngjesit në komisairat, policët francezë i pret dënimi

28 Janar 2021, 18:50 Nga DOSJA
“Hey Macarena”, kërcyen dhe festuan deri në 3 të

FRANCË–  Njëzet oficerë të policisë franceze po përballen me ndëshkim  nga autoritetet pasi thyen rregullat e vendosura kundër Covid duke organizuar një festë gjatë një mbrëmje për një koleg ku kërcyen këngën “Macarena” në ambientet e një komisariati policie.

Në një video të publikuar në internet e cila është shpërndarë masivisht, oficerët e policisë dhe stafi i Komisariatit kërcejnë e argëtohen deri në orën 3 të mëngjesit, pa maska dhe pa distancimi social.

Një zyrtar i policisë tha sot se ata që morën pjesë në aheng në periferi të Parisit në Oberville u urdhëruan të paraqisnin për veprimet e tyre dhe se sanksionet ishin planifikuar.

Festat janë të ndaluara në të gjitha ambientet e policisë, ndërsa kanë të detyruar mbajtjen e maskës dhe distancimin social.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota denohen policet ne france france denohen policet ne france france

Sondazh

Poll