Bota

Vuçiç bën DEKLARATËN provokuese, mobilizon ushtrinë: E dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë, duhet ta ruajmë siguri

28 Janar 2021, 17:06 Nga DOSJA
Vuçiç bën DEKLARATËN provokuese, mobilizon

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë serbe. Për mediat, kreu i shtetit tha se vendi duhet që të kujdeset për Serbinë.

Vuçiç gjithashtu njoftoi se do të ketë investime të mëtejshme në ushtrinë serbe dhe sistemin e mbrojtjes, si dhe rritje të konsiderueshme të të ardhurave për anëtarët e ushtrisë gjatë këtij viti.

“Ju e dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë, ne gjithashtu kemi probleme të tjera rajonale, së bashku me problemet e llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit interesat e tyre përplasen,”- tha Vuçiç.

Bashkë me Vuçiç, në takim ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviç.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic serbi aleksander vucic serbi

Sondazh

Poll