Bota

Ky është 17-vjeçari që u vra nga Albert Krasniqi në 2004, biznesmeni nga 9 kishte bërë vetëm 4 vite burg 

28 Janar 2021, 17:53 Nga DOSJA
Ky është 17-vjeçari që u vra nga Albert Krasniqi në

KOSOVË– Biznesmeni, Albert Krasniqi, i cili u vra mbrëmë nga babai i tij në Prishtinë, kishte qëlluar për vdekje 17-vjeçarin Dimitrije Popoviç në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një “fast food”, ku Dimitrije Popoviç ishte me shokët e tij. Ndërkohë, në atë moment një makinë e tipit Audi ishte ndalur para lokalit, ku brenda automjetit ndodhej edhe Albert Krasniqi. Ky i fundit i cili kishte qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre, goditi Popoviç më një plumb në kokë duke i marrë dhe jetën në vend.

Në 14 vjetorin e vrasjes së djalit të tij, nëna e Dimitrijes, Jovanka, kishte thënë se ende zgjohet çdo natë në kohën kur u vra djali i saj.

“Koha kur ai u vra ishte ora 02:15. Zgjohem çdo natë në atë kohë dhe mendoj se dikush po troket në derë… Shkoj shpesh dhe e hap derën, pastaj kthehem dhe them “jo, nuk është”… Shoh ngjashmëri te fëmijët që kalojnë këndej, të cilët duken si ai. Zgjat 24 orë, janë 14 vjet trishtim, dhimbje, pagjumësi, duke menduar për gjithçka. Si mund të vritej një fëmijë 17-vjeçar? Ai ishte një nxënës shembullor, një fëmijë shembullor”, – ka thënë ajo për RTK.

Albert Krasniqi ishte dënuar për këtë vrasje me 6.5 vjet burgim, më pas dënimi iu zgjat dhe tre vite të tjera. Por pavarësisht dënimit, Krasniqi kishte bërë vetëm 4 vite burg.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën pasditen e djeshme. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi dimitrije popoviç albert krasniqi dimitrije popoviç

Sondazh

Poll