Bota

Dhimbje dhe lot në varreza! U vra nga babai në qendër të Prishtinës, Albert Krasniqi përcillet për në banesën e fundit,

28 Janar 2021, 06:22 Nga DOSJA
Dhimbje dhe lot në varreza! U vra nga babai në qendër të

KOSOVË– Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi në Prishtinë një natë më parë, është përcjellë sot për në banesën e fundit në varrezat e Prishtinës. Në orën 15;00, Krasniqi u varros pa praninë e të atit, por nuk mungoi ish-bashkëshortja e tij Besa Gashi, e cila kishte me vete edhe të bijën e mitur të viktimës. Bashkë me të ishte dhe nëna e viktimës, të cilës i ra të fikët gjatë ceremonisë, ndërsa nuk munguan as miqtë e biznesmenit të ndjerë.

 Mediat e Kosovës shkruajnë se Krasniqi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Pavarësisht se dyshja ishin divorcuar, marrëdhënia mes tyre ishte e tensionuar dhe Albert Krasniqi kishte ushtruar dhunë mbi të, madje duke bërë që Gashi të përfundonte në spital. Pikërisht pak para se të ndodhte krimi i rëndë në qendër të Prishtinës, Skënder Krasniqi ka debatuar me të birin dhe i ka kërkuar që të dorëzohej në polici. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe të dy janë përplasur fizikisht, gjë që ka degraduar në përdorimin e armës që solli vdekjen e Krasniqit. Pak sekonda pas krimit, Skënderi ka telefonuar policinë dhe është vëtëdorëzuar.

Nga ana tjetër, xhaxhai i viktimës, Ismeti pretendon se armën e kishte blerë Alberti dhe se i vëllai kishte qëlluar aksidentalisht mbi të. Të njëjtin version mbështet edhe avokati i Skënder Krasniqit, i cili shprehet për mediat vendase se klienti i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka qëlluar aksidentalisht të birin. 

Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e krimit ka gjetur një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë, material të cilat janë sekuestruar. Besa Gashi, ish-bashkëshortja e Krasniqit nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me ngjarjen e rëndë. Madje, ish-Missi i Kosovës është zhdukur edhe nga rrjetet sociale, pas divorcit me biznesmenin. Pas vrasjes së tij vëllai i vogël, Ylli ka ndarë në Facebook vetëm një foto me Albertin duke mos zgjedhur që të thotë asnjë fjalë më shumë pasi situata që po kalon është shumë e rëndë.

Biznesmeni shqiptar, që u vra një ditë më parë nga babai i tij ka ngjallur ka ngjallur kureshtje edhe në Serbi, ku mediat kanë raportuar disa detaje mbi jetën e tij të mëparshme. Media serbe Novosti ka shkruar se Albert Krasniqi ka vrarë një student serb në Prishtinë në vitin 2004, 17-vjeccarin Dimitrij Popović pas një sherri banal në një kioskë. Për këtë krim, Krasniqi është dënuar me 9 vite e gjysmë burg, por u lirua pas katër vitesh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi besa gashi skënder krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi besa gashi skënder krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll