Bota

Albert Krasniqi vra nga babai! Rrëfehet xhaxhai i viktimës: U shkrep rastësisht se arma është e ‘shejtanit’

28 Janar 2021, 16:27 Nga DOSJA
Albert Krasniqi vra nga babai! Rrëfehet xhaxhai i viktimës: U shkrep

PRISHTINË– Albert Krasniqi është përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi u vra pasditen e djeshme nga babai i tij, Skënderi. Xhaxhai i tij, Ismet Krasniqi ka folur për mediat e Kosovës, duke u shprehur se vëllai i tij ka qëlluar aksidentalisht mbi të birin pa dashur që ta vrasë.

Sipas tij, Alberti ka blerë armën dhe ia ka treguar të atit, i cili e ka marrë në dorë dhe pa ditur që ishte e mbushur ka qëlluar mbi të, duke e lënë të vdekur në vend. Më tej, ai ka shtuar se pistoleta është e “djallit” dhe nuk duhet përdorur nga të rinjtë.

“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka treguar babës se vet, plumbi ka qenë brenda. Ai, vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrepur plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë, por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Ai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë. Edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që ‘babë po du me ble një allti (pistoletë), po çka po të vyen bre babë kjo allti? – i ka thënë i ati. Edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka kërsit alltia edhe e ka vra me një plumb. Apel, me pas kujdes se arma është e shejtanit, jo e njeriut. Por për fat të keq rinia e sotme janë mësuar me atë,”-tha ai.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën pasditen e djeshme. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll