Bota

‘Është në gjendje të rëndë, merr qetësues’/ Avokati i Skënder Krasniqit jep DETAJE për klientin: Të birin e vrau a

28 Janar 2021, 16:39 Nga DOSJA
‘Është në gjendje të rëndë, merr

PRISHTINË– Avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri djalin e tij, pretendon se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Në një komunikim për “Telegrafi”, avokati u shpreh se klienti i tij është në gjendje shumë të keqe për vrasjen e të birit, Albertit.

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënder Krasniqi është në gjendje shumë të keqe, edhe dje edhe sot është me qetësues, dje ka marrë ndihmë mjekësore,”- theksoi ai.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën pasditen e djeshme. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi ramiz krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi ramiz krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll