Bota

A duhet të mbajmë dy maska për tu mbrojtur nga COVID-19? Flasin ekspertët amerikanë

28 Janar 2021, 18:14 Nga DOSJA
A duhet të mbajmë dy maska për tu mbrojtur nga COVID-19? Flasin

SHBA– Zbulimi i varianteve të transmetueshme të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara i ka bërë ekspertët e shëndetit publik që tu kërkojnë amerikanëve të mbajnë dy maska për mbrojtje më efektive.

Sipas asaj që sygjërojnë ekspertët e shëndetit amerikan, mbrojtja më e mirë do ishte duke vendosur një maskë pëlhure sipër një maske kirurgjikale. Disa ekspertë thonë se është koha për të blerë maskat me cilësi më të lartë mbrojtëse, shkruan The Washington Post.

Disa vende aziatike, përfshirë këtu Singaporin dhe Korenë e Jugut, kanë prodhuar maska me cilësi të lartë mbrojtëse.

Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA u ka bërë thirrje njerëzve që të mbajnë maska me cilësi më të lartë .

Anthony S. Fauci , eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive vendosi dy maska gjatë një daljeje televizive, ku tha dy shtresa janë më shumë efektive sesa vetëm një.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dy maska ekspertet amerikane dy maska ekspertet amerikane

Sondazh

Poll