Sport

Zyrtare / Vllaznia nuk ndalet në merkato, prezantohet edhe “sozia” e Dungës…

28 Janar 2021, 15:19 Nga DOSJA

SHKODER – Duket se vendi i parë në renditje, i ka detyruar drejtuesit e klubit shkodran të mendojnë më tepër për forcimin e skuadrës së tyre, me qëllim që të ruajnë njejtin ritëm dhe ecuri në kampionat. Kësisoj Vllaznia është një nga më aktivet në merkaton e janarit.

Afrimi i fundit është një sulmues 28-vjeçar nga Guinea dhe është një sulmues. Drejtori sporti i kuqebluve Djarmati  kanë prezantuar Salim Cisé, i cili thuhet se luan në majë të sulmin, që gjithashtu ka zhvilluar 5 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Guinesë.

“KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i fundit kishte disa ditë që ishte në provë dhe stafi teknik ka dhënë OK-in për marrjen e tij. Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha sepse kemi të bëjmë me një lojtar cilësor, i cili është formuar tek Akademia e Sportingut të Lisbonës. Kontrata e tij është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë. Mirë se erdhe tek Vllaznia Salim!,”- lexohet në postimin e klubit shkodran.

Me gjasa, shkodranët mendojnë se me marrjen e sulmuesit Salim Cise, i cili ka luajtur në kampionatin portugez me skuadrën e Amarantes, ata kanë plotësuar një boshllëk të sulmit të tyre, të krijuar edhe nga largimi i kenianit Ismael Dunges drejt Japonisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi shkodran salim cisse vllaznia klubi shkodran salim cisse vllaznia

Sondazh

Poll