Politike

Infektohet me koronavirus ambasadori i BE-së, Luigi Soreca: Jam mirë! 

28 Janar 2021, 17:15 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus ambasadori i BE-së, Luigi Soreca: Jam

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se përgjigjen e testit e ka marrë ditën e sotme, sakaq shton se aktualisht është mirë me shëndet. 

Ndër të tjera ai bën të ditur se është izoluar në shtëpi dhe se gjatë kohës që do të jetë në karantinë do të punojë nga shtëpia.  

“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj COVID19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vet-izolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën time. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt!“- ka thënë ai. 

After taking the test, I got today confirmation that I resulted positive to COVID19. I am in good health, as is my family. I am in self-isolation in my house from where I will continue to closely follow the daily business of @EUinAlbania??. Keep yourself healthy and stay safe!

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) January 28, 2021

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi luigi soreca me covid-19 koronavirusi ne shqiperi luigi soreca me covid-19

Sondazh

Poll