Zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës, VENDIMET e rëndësishme që u miratuan
28 Janar 2021, 15:50Nga DOSJA
DURRËS- Këshilli bashkiak i Durrësit ditën e sotme ka zhvilluar mbledhjen virtualisht për shkak të panemisë së Covid-19.
Në njoftim për mediat, bëhet e ditur se në këtë mbledhje u miratuan kriteret për familjet në nevojë që do të tajtohen me ndihmë ekonomike, deri në 6% të fondit të kushtëzuar. Po ashtu këshilltari Arben Isaku të përfundojë mandatin para kohe.
NJOFTIMI:
Këshilli Bashkiak Durrës ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar disa vendime të rëndësishme.
Më poshtë të gjitha vendimet që u miratuan në këtë mbledhje si dhe dy relatimet e kryera:
• Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë, që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike si dhe për ato që do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor.
• Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike me fonde nga të ardhurat e Bashkisë Durrës për muajin janar 2021.
• Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit Arben Isaku.
• Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të tre objekteve banimi, pronë private (pallat), ndodhur në njësitë administrative nr. 3 dhe nr. 4, Durrës, në zbatim të ekspertizës të thelluar, hartuar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.
• Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha si pasojë e shembjes së banesave të tyre, shkaktuar nga prishja e detyruar e pallateve pranë tyre, sipas ekspertizave të thelluara hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.
• Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha, si pasojë e shembjes së banesave të tyre (pallate), shkaktuar nga prishja e detyruar, sipas ekspertizave të thelluara, hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.
• Për miratimin e ndryshimit të vkb nr. 599, datë 11.03.2019 “Për miratimin e përdorimit të fondit vjetor prej 8.800.000 lekë për prokurimin e sipërmarrjes private të shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave publike të qytetit të Durrësit”.
• Raport për punën e këshillit të bashkisë Durrës për 12- mujorin e vitit 2020.
• Relatim mbi rezolutën “Mbi marrjen e masave të veçanta për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë të shkaktuar nga covid-19, për parandalimin e dhunës me bazë gjinore”, e cila është miratuar me vkb nr.58, datë 30.06.2020.
• Për miratimin e kontratës model për kalimin e masës së grantit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 sipas projekteve model nga Bashkia Durrës tek përfituesi.
• Për miratimin e vendndodhjes së terminalit jugor të autobusëve në Bashkinë e Durrësit.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sot, deputetët dhe ministrat janë shfaqur në Kuvendin e Shqipërisë me një look tjetër. Të veshur më trashë, për shkak të temperaturave të ulëta, d...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar për ditëlindje shkrimtarin Ismail Kadare. Në ‘Twitter’ Basha shkruan se Kadare është njeri i shqua...
TIRANË– Përplasjet virtuale mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama kanë vijuar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Ishte Meta ...
TIRANE- Prezantimi nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha të planit të Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë, ka hapur debatin me kryeministrin Edi Ram...
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas komentit ironik që ky i fundit i bëri progr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi prezantimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se prog...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të prezantimit të planit ekonomik, ka postuar në rrjetet sociale, pikat kyçe ku bazohet...
TIRANË– Prokurori i Përgjithëm Olsjan Çela pas mbledhjes së përgjithme të prokurorëve është shprehur për gazetarët e pranishëm dhe në lidhje me përg...
TIRANE- Ogerta Manastirliu, ka garantuar sot se qeveria po punon për të sjellë sa më shpejt vaksinat Pfizer. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu theksoi se e...