Politike

“Opozita nxori pseudo-programin asnjë fjalë për tërmetin”/ Rama i drejtohet Veliajt: Duhet punuar me 3 turne… Kryebash

28 Janar 2021, 17:04 Nga DOSJA
“Opozita nxori pseudo-programin asnjë fjalë për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj inspektuan sot punimet në kantierin e lagjes “5 maji”.

Ministri Ahmetaj nuk ka lënë pa komentuar  programin ekonomik që prezantoi sot kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa nuk kanë munguar as batutat e Kryeministrit Rama.

Ky i fundit i është drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj tha se puna me tre turne duhet të jetë taksative, dhe se duhet t’i rrimë natë e ditë mbi kokë punës.


Pjesë nga bashkëbisedimi

Ahmetaj: Opozita nxori pseudo-programin asnjë fjalë për tërmetin, asnjë fjalë për rindërtimin. Do të thotë që njerëzit që janë jashtë do ngelen jashtë.

Rama: Gjëja që unë e kam merak sa i takon ndërtimit të apartamenteve, duhet punuar me 3 turne. Kemi në dorë që pa ceduar te cilësia ta përshpejtojmë maksimalisht ritmin e punës për këto blloqe. Nuk ndryshon vetëm cilësia e jetës por vlera e pasurisë. “5 maji” dhe Kombinati bëhen dy pole të reja urbane. Plus ardhja e institucioneve. T’i rrimë mbi kokë ditë natë punës. Takasative, të punojmë me tre turne.

Veliaj: Po po.

Rama: Jo po po!

Veliaj: Ishin, shirat, tani që s’janë më do ecim para!

Rama: Ok.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll